X
GO
+383 (0)44 880 820 info@kosovoapparel.org
en-USsq-ALsr-Latn-RS

Latest


Partneriteti per Zhvillim Ekonomik

Partneriteti për Zhvillim Ekonomik është iniciativë e themeluar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me STIKK - Kosovo ICT Association - Kosovo Apparel Marketing Association, Furniture Kosova Shpdk(Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës), KIMERK - (Kllasteri i Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës), Kosovo Apparel Marketing Association (Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve), dhe Dhoma Ekonomike e Grave te Kosoves - G7

Partneriteti për Zhvillim Ekonomik organizoi takim me kandidatin për kryeministër z. Avdullah Hoti , nga partia LDK. Takimi u mbajt me 01.02.2021 nga ora 12:00 në Hotel Sirius, salla Andromeda. Qëllimi i takimit ishte informimi per së afërmi me Planin Ekonomik që e LDK ka përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme.

Partneriteti për Zhvillim Ekonomik do të diskutoj për nevojat e sektorëve që përfaqësojnë

 

Thirrje per Aplikim

Thirrje për Aplikim

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Projektit " Partneriteti për Ndikim në Sektorin e Veshmbathjeve" duke aplikuar për punë praktike në fushën e rrobaqepësisë në kompanitë e veshmbathjeve

Praktika është me pagesë dhe me mundësi punësimi

Të drejtë aplikimi kanë të dyja gjinitë dukë filluar nga 18 deri në 48 vjeç

Të interesuarit për pjesëmarrje mund të na shkruajn në inbox të FB

Ndajeni lajmin edhe me miqët tuaj

👗👕👖🦺🥼✏️✂️

Thirrje për Aplikim për Praktikant

Kosovo Apparel Marketing Association KAMA është duke vazhduar me implementimin e Projektit "Partnering for Impact in Apparel Sector" i cili financohet nga Usaid Kosovo

Në kuadër të këtij projekti KAMA shpall thirrje aplikimi për persona të cilët janë të interesuar të trajnohen në fushën e rrobaqepësisë me mundësi punësimi në kompanitë prodhuese të Veshmbathjeve 

Të drejtë pjesëmarrje në këtë trajnim kanë të interesuarit 18 deri në 48 vjeç 

Të gjithë të intersuarit për pjesëmarrje në trajnim luten të na kontaktojnë përmes email-it info@kosovoapparel.org ose përmes tel +38344880820 

 

Aplikim pune për Pozitën

Asistente e Trajnuesit Profesional

Kualifikimet:

  • Së paku 1 vit eksperiencë pune në Industrinë e Veshmbathjeve
  • Të ketë ndjekur trajnim bazik të rrobaqepësisë 
  • Të ketë kryer së paku shkollën e mesme/ preferohet i/e diplomuar në fushën e dizajnit të modës 
  • Përparësi do të kenë personat që kanë kryer kurse profesionale të veshmbathjeve
  • Njohuri bazike në qepje

Kërkesat:

  • Të ketë aftësi të komunikimit
  • Të bartë informacionet tek të tjerët
  • Të ketë aftësi të punës grupore
  • Të punoj nën presion
  • I/ e adaptueshme në kulturën organizative të kompanive
  • Fleksibile në udhëtime

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të asistoj në zhvillimin e trajnimit në kompani

Të interesuarit luten që të dërgojnë CV-në në email info@kosovoapparel.org

Afati për aplikim është deri më datën 22 Nëntor 2019

 

Edicioni i tretë i Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës

Organizohet për herë të tretë Konventa e Veshmbathjeve të Kosovës e cila do të mbahet në hotel Emerald, Prishtinë në datën 22 Tetor 2019 duke filluar nga ora 09:30.

Konventa është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Ju mirëpresim!

Thirrje për aplikim!

A mendon se je dizajner/e i mirë?

Eja dhe sfido veten duke aplikuar në garën për dziajnin më të mirë e cila do të mbahet për herë të tretë me rradhë në Konventën e Veshmbathjeve të Kosovës

Tre dizajnet më të mira do të përfitojnë këto cmime:
Çmimi i parë-300 euro,
Çmimi i dytë-200 euro,
Çmimi i tretë-100 euro.

Për më shumë informata rreth procedurave të aplikimit lusim studentët të kontaktojnë KAMA-në në këtë numër të tel. 044 880 820 apo në email info@kosovoapparel.org.

Vizite bashke me delegacionin zvicrran ne kompanine S//SPRINT

KAMA së bashku me delegacionin nga Zvicrra ka vizituar kompaninë S//SPRINT në Podujevë me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit

Z. Adrian Bytyci do të marrë pjesë edhe në Konventën e Veshmbathjeve ku edhe pritet të konkretizohet bashkëpunimi

Takimi me Dizajnerin Ardian Bytyqi

Dizajneri nga Zvicra Ardian Bytyqi është takuar sot në zyret e KAMA-së me Z.Lorika Tahiri (ushtruese e detyrës së drejtorit) me që rast diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit për të prodhuar koleksionin "RTW" të dizajnuar nga ai ndërsa të prodhuar nga kompanitë prodhuese të Kosovës

KAMA merr pjesë në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare në Evropë

Kompanitë anëtare të KAMA-së marrin pjesë në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare në Evropë event ky i organizuar nga Rrjeti i Diasporës Shqiptare me qëllim të përafrimit me bizneset vendore dhe shikimin e mundësive për investime në Kosovë. Forumi në përmbajtjen e tij kishte edhe takime B2B, panel ekonomik, dark solemne etj.
12345678910Last

SUPPORTED BY:

CONTACT

Str.Pashko Vasa 4-1 Pejton
Prishtine 10000
+383 (0)44 880 820
nora@kosovoapparel.org