X
GO
en-USsq-ALsr-Latn-RS

Gallery


Vjollca Llapashtica
SuperUser Account
/ Categories: Gallery

Vjollca Llapashtica

Designer

Vjollca Llapashtica është një kreatore e mirënjohur e modës shqiptare.
Kreacionet e saja kanë depërtuar në shume vende të botës duke përfshirë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreatorja e mirënjohur shqiptare u lind në Prishtinë por në moshë të hershme u shpërnegul me familje ne Suedi. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Suedi ndërsa studimet e larta në shkollën e modës, “Istituto Marangoni” në Londer.
Pas perfundimit të studimeve, në vitin 2010, Vjollca Llapashtica kthehet në vendlindje për të dhënë kontributin e saj në fushën e modës ku dhe themeloi punëtorinë nën emrin e saj.
Puna dhe talenti i saj mundësuan që karrierën ta filloj me sukses duke bërë të mundur depërtimin e koleksioneve të saj në mbarë botën. Kështu, stilimet e saj të modës prezentohen tek Miss Univers që u mbajt tek Donald Trump International Hotel ne Las Vegas të Shteteve të Bashkuara së Amerikës. Veç kësaj, punimet e saj u paraqiten edhe në revistën “VOGUE”, ku fustanet e saj u veshën nga modelet me famë botërore si Emina Cunmulaj, Angela Martini, Olivia Culpo(Miss Universe 2012) si dhe figura me nam të Hollywood-it: Angela Simmons, Darnaa, Liliana Nova e shumë te tjera. Gjithashtu, për herë të parë dhe e vetmja nga Kosova, kreatorja Vjollca Llapashtica prezenton kreacionet e saj edhe në shumë festivale ndërkombëtare me nivel botëror, veçanarisht në Festivalin e Cannës në vitin 2015. Po në të njëjtin vit, modalja e njohur në SHBA, Angela Martini në bashkëpunim me fotografin Fadil Berisha kanë realizuar setin me fotografi ku janë publikuar edhe fustanet e kreatorës së modës Shqiptare.

Në vitin 2016, Vjollca Llapashtica ndërron lokacionin e punëtorisë dhe dyfishon numrin e punëtoreve. Sot karriera e saj është në majat e suksesit ku është përkujdesur thuajse për stilimet e tërë estrades Kosovare duke perfshire këngëtare, artiste dhe modele te mirenjohura siç janë Shyhrete Behluli, Tuna Sejdiu, Genta Ismajli, Luana Vjollca e shumë të tjera.

Në Tetor/Dhejtor te vitit 2016/17, stilistja e mirënjohur Vjollca Llapashtica prezenton dy Koleksione Dimërore. Koleksioni i parë njihet me emrin “Your Winter Hug”, kurse linja tjetër sjellë dizajne solemne dhe tejet elegante të larmishme dhe njëkohesisht të bukura.

Vjollca Llapashtica është një kreatore e mirënjohur e modës shqiptare.
Kreacionet e saja kanë depërtuar në shume vende të botës duke përfshirë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Next Article Puntex
Print
4129

Name:
Email:
Subject:
Message:
x