X
GO
+383 (0)44 880 820 info@kosovoapparel.org
en-USsq-ALsr-Latn-RS

Latest


KAMA merr pjesë në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare në Evropë

Kompanitë anëtare të KAMA-së marrin pjesë në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare në Evropë event ky i organizuar nga Rrjeti i Diasporës Shqiptare me qëllim të përafrimit me bizneset vendore dhe shikimin e mundësive për investime në Kosovë. Forumi në përmbajtjen e tij kishte edhe takime B2B, panel ekonomik, dark solemne etj.

Takimi me përfaqësuesit e DIEK- Foreign Economic Relations Board në Turqi

Delegacioni nga Kosova i përbër nga KAMA, Empower Privat Sector, KIESA dhe kompanive anëtare të KAMA-së u takuan me përfaqësuesit e DIEK- Foreign Economic Relations Board në Turqi, ky takim ka për qëllim bashkëpunimin e mundshëm për gjetjen e klientëve potencial si dhe përfitimin e përvojave nga ta

KAMA viziton Odën Ekonomike Turke në Turqi

Shoqata KAMA në bashkëpunim me Empower Private Sector- Usaid, KIESA gjithashtu dhe përfaqësues të kompanive prodhuese nga Arta Tex, Wear and Go, Artatex Group dhe Crofashion gjatë vizitës së tyre në Turqi vizituan edhe Odën Ekonomike Turke

Hapet kompania e këpuceve ERUDITI në Pejë

KAMA ishte pjesëmarrëse në inaugurimin e fabrikës së këpucëve "ERUDITI" e cila është hapur në Pejë ku të pranishëm ishin: Komuna e Pejës, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim, International Organization for Migration- IOMAgjensioni për Barazi Gjinore- Zyra e Kryeministrit, Community Development Fund - CDF, European Bank for Reconstruction and Development- EBRD, Regional Development Agencies-RDA, Senior Expert Corps si dhe Inovation Center of Kosovo- Wominnovation.

Ne i urojmë suksese kompanisë "ERUDITI" e cila njëherit shprehi interesim dhe gatishmëri që të bëhet anëtare e jona

KAMA merr pjesë në organizmin e takimit të USAID me partnerët e vet

Ushtruesja e detyrës së Drejtorit Ekzekutiv Znj.Lorika Tahiri nga Kosovo Apparel Marketing Association ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga USAID me partnerët e tij,gjithashtu patën mundësinë të takohen dhe ta prezantojnë sektorin e industrise së Veshmbathjeve  para Ambasdorit Amerikan Z.Philip S. Kosnett,i cili shprehi gatishmërinë e tij për të ndihmuar sektorin.

KAMA pjesëmarrëse në Panairin "Simac Tanning Tech" në Itali

Ushtruesja e detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të KAMA-së znj. Lorika Tahiri se bashku me kryetarën e bordit znj. Bardha Sadria dhe përfaqësuesën e kompanisë prodhuese të Arta Tex znj. Arbresha Mustafa, kanë duke marrur pjesë në Panairin "Simac Tanning Tech" në Milano të Italisë, fillimisht ato u takuan me organizatorën e këtij panairi dhe më pastaj me drejtorin e Shoqatës Italiane ASSOMAC z.Mario Pucci. Gjatë takimit u diskutua në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në mes të bizneseve të Sektorit të Veshmbathjeve nga Kosova dhe Italia.

Takim me Ministrinë e Punëve të Jashtme

Përfaqësueset nga KAMA u takuan me Ambasadorin e emëruar në shtetin e Banglladeshit Z.Güner Ureya dhe Sekretarin e parë në Konsulatën e Frankfurtit të Republikës Gjermane Z.Gezim Gashi ku u disktua për potencilet e sektorit të tekstilit dhe bashkëpunimi i mundshëm

Vazhdon viti i dytë i implementimit të projektit “Partneriteti për Ndikim në Sektorin e Veshmbathjeve”

Vazhdon viti i dytë i implementimit të  projektit “Partneriteti për Ndikim në Sektorin e Veshmbathjeve” ku 156 praktikantë të rinjë filluan të trajnohen në sektorin e veshmbathjeve përkatësishtë në kompanitë prodhuese të veshmbathjeve. Qëllimi kryesor i këtiij projekti është të mbështesë të rinjët të trajnohen dhe më pas të punësohen në këtë sektor,gjithashtu synon të krijojë qëndrueshmëri në sektorin e veshmbathjeve edhe pas perfundimit të tij. Ky projekt financohet dhe mbështetet nga USAID-i.

Kryetarja e Bordit të KAMA-së merr pjesë në Panairin" Athens Fashion Trade Show" në Greqi

Kryetarja e Bordit të KAMA-së Znj.Bardha Sadria, së bashku me përfaqësuesin e kompanisë Inversone Vahidin Emini, morrën pjesë në panairin " Athens Fashion Trade Show " në Athine të Greqisë, ku gjatë këtij panairi pati rastin të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme nga Greqia. Vlen të theksohet se Znj.Sadria pati rastin të takohet me një delegacion nga Kanada të cilët ishin të interesuar për bashkëpunim në fushën e fasonerisë në Kosovë

12345678910Last

SUPPORTED BY:

CONTACT

Str.Pashko Vasa 4-1 Pejton
Prishtine 10000
+383 (0)44 880 820
nora@kosovoapparel.org