X
GO
en-USsq-ALsr-Latn-RS

SITEMAP

 

Kosova është një vend tërheqës në rajon për biznesin tuaj. Pjesë e CEFTA-së që nga viti 2007, Kosova përfiton nga qasja joreciproke dhe pa taksa doganore në tregun e BE-së, duke u bazuar në Regjimin e Preferencave Tregtare Autonome të BE-së. Kosova ka tregti të lirë nga dogana me ShBA-të dhe Turqinë dhe lidhje tregtare me Japoninë dhe Norvegjinë. Klikoni këtu për më shumë informata.

 

Jeni të interesuar të mësoni më shumë se si të bëni tregti me Kosovën, përfshirë procedurat, legjislacionin, manualët hap pas hapi për proceset e importit dhe eksportimit? Shikoni në vijim:
Udhëzuesi i Tregtisë Ndërkombëtare në Kosovë
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës

 

1. Taksat & dogana

Tatimi mbi të ardhurat e korporatave

Tatimi mbi të ardhurat e korporatave paguhet çdo tre muaj, varësisht nga qarkullimi i biznesit.
Norma është 100% për bizneset që kanë qarkullim vjetor prej mbi 50,000€.

Tatimi mbi vlerën e shtuar

Pothuajse të gjitha bizneset dhe importuesit i nënshtrohen tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSh-së). TVSh-ja është 16% dhe vihet mbi të gjitha mallrat dhe shërbimet, përveç disa mallrave kapitale dhe bujqësore të caktuara (për të cilat është 0%). Eksportuesit kanë marrë kompensim të plotë të TVSH-së për mallrat e eksportuara. Klikoni këtu për më shumë informata.

Tatimi mbi të ardhurat personale

Ky është një tatim progresiv mbi të ardhurat dhe vlen për të gjithë banoret e Kosovës që marrin të ardhura nga Kosova apo nga burimet e huaja.
€0-80:0%
€80-250:4%
€250-450:8%
€450+:10%

Dogana

Taksat doganore mbi mallrat e importuara në Kosovë:

• 0% për mallrat e importuara nga Mali i Zi dhe Serbia
• 1% për mallrat nga Maqedonia dhe Shqipëria sipas marrëveshjes për tregti të lirë
• 10% për mallrat e importuara nga të gjitha vendet e tjera

Klikoni këtu për më shumë informata.

 

Mallrat e liruara nga tatimi dhe/ose TVSh-ja

- Lista e produkteve bujqësore të liruara nga TVSh-ja
- Lista e mallrave të importuara për disa aktivitete afariste të liruara nga TVSh-ja

3.Odat Ekonomike që Funksionojnë në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

http://www.amchamksv.org/

Oda Ekonomike e Holandës, nuk ka web-faqe;

Informatat kontaktuese: +381(0)38 724 460

 

 

 

 

Oda Ekonomike e Britanisë në Kosovë

http://bcck.co.uk/

Oda Ekonomike Turke e Kosovës

http://www.kt-to.org/

Oda Ekonomike e Kosovës

http://www.oek-kcc.org/