X
GO
en-USsq-ALsr-Latn-RS

Informacione për vendin

POZITA GJEOGRAFIKE

Kosovën mund ta gjeni në zemër të Ballkanit! E ndodhur në Evropën Juglindore, Kosova kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Vargmale të bukura e rrethojnë Kosovën nga të gjitha drejtimet: Malet e Sharrit në jug dhe jugperëndim, të cilat kufizohen me Maqedoninë dhe malet e Kopaonikut në veri. Kufiri malor me Shqipërinë dhe Malin e Zi në jugperëndim ku dhe gjindet maja më të lartë, ajo e Gjeravicës (2,656m/8,714ft). Dy rrafshe të mëdha shtrihen në perëndim dhe lindje nga rajoni qendror i Kosovës.
Kryeqytet i Kosovës është Prishtina ku dhe është qyteti më i madh dhe qendra me e madhe administrative. Ajo është vetëm disa orë larg me veturë nga qytetet kryesore të vendeve fqinje. Porti detar i Adriatikut në Durrës të Shqipërisë është vetëm 265 km larg, ndërsa porti detar i Selanikut 330 km
Qytetet e tjera më të mëdha të Kosovës janë: Prizreni, Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaj dhe Mitrovica.

 
 
 

DEMOGRAFIA

Me një moshë mesatare prej 25 vjet, Kosova e ka popullatën më të re në Evropë. Pothuajse 70% e 1.8 milionë kosovarëve janë më të rinj se 35 vjet. Më shumë se gjysma e popullatës është e moshës 15-24 vjeçare. Shqiptarët përbëjnë 92% të popullsisë, serbët 4% dhe pakicat etnike të tjera – romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, turqit, boshnjakët, kroatët, etj., 4%. Gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja. Kushtetuta e përcakton Kosovën si shtet laik, ndërsa ky vend është i njohur për tolerancë ndaj fesë dhe për ateizëm.

 

SI TË UDHËTOHET PËR NË KOSOVË

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës e ofron një listë të vendeve që mund të hyjnë në Kosovë pa vizë: http://www.mfa-ks.net/?page=2,157 . Megjithatë, nëse doni të vini në Kosovë, duhet të konsultoheni me Ambasadën e Kosovës në vendin tuaj apo në vendet më të afërta nga vendi i juaj.

 
 
 

UDHËTIMI AJROR

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës gjendet më pak se 15 km nga kryeqyteti i Kosoves, Prishtina. Ky aeroport e lidh Kosovën drejtpërsëdrejti me shumë vende: Gjermaninë, Zvicrën, Turqinë, Austrinë, Belgjikën, Slloveninë, etj. Ky aeroport i ofron të gjitha shërbimet, duke përfshirë veturat me qira, restorantet, bankomatet dhe dyqanet.

 

UDHËTIMI RRUGOR

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, gjendet afro më pak se një orë e gjysmë rrugëtimi me veturë nga kufiri me të gjitha vendet fqinje: Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë. Porti i Adriatikut në Durrës është tri orë larg me veturë, ndërsa Greqia më pak se katër orë vozitjeje.
Pikat kufitare të Kosovës me vendet fqinje janë: Shqipëria: Vërmica, Qafa e Prushit, Morina; Maqedonia: Glloboçica, Hani i Elezit; Serbia: Muqibaba, Dheu i Bardhë, Merdare, Gazivoda dhe Jarinje; Mali im Zi: Zhlebi, Gryka e Cakorit. Linja me autobusë ka nga të gjitha vendet fqinje. Linja me autobusë ka për t’u shërbyer edhe udhëtarëve nëpër Evropë: Austri, Gjermani, Zvicër, Itali, Turqi, për t’i përmendur disa.

 
 
 

TRENI

Ka vetëm një linjë që e lidh Prishtinën me Shkupin. Biletat mund të blihen ose në stacionin ose kur hipni në tren.

 

MIKPRITJA

Populli i Kosovës krenohet në traditat e tij të mikpritjes që u bëhet të gjithë mysafirëve. Ja ku është një artikull interesant për ta lexuar:
http://www.telegraph.co.uk/travel/destinations/europe/kosovo/ articles/Kosovo-what-to- see-in-Europes-newest-country/

 
 
 

ÇFARË TË BËNI SA JENI NË KOSOVË

Kosova ka aktivite të shumta për të gjitha shijet dhe disponimin e vizitorëve! Nëse ju intereson historia, kultura dhe arkitektura, mund ta vizitoni trashëgiminë dhe fortesat nga epoka e bronzit dhe epoka e hershme e hekurit, manastiret mesjetare, xhamitë, teqetë, hamamet dhe reliktet e tjera të periudhës osmane dhe të arkitekturës bizare të ndërtuar gjatë komunizmit, sa për t’i përmendur disa.
Nëse i parapëlqeni sportet aktive në natyrë dhe pamje që të lënë pa frymë, vizitoni malet e ahut të Bjeshkëve të Nemuna ose vargmalet e mahnitshme të Sharrit që shtrihen deri në Shqipëri e Maqedoni. Pavarësisht se a doni të ecni në këmbë apo të ngjiteni shkëmbinjve apo thjesht të kënaqeni me pamjen, ujëvarat, lumenjtë, shpellat dhe flora e fauna e këtyre maleve do të sigurohen që t’ju impresionojnë! Ose, nëse keni më shumë qejf që të shoqëroheni me vendasit dhe ta përjetoni kulturën gjatë krijimit, kryeqyteti, Prishtina, ka shumë për të ofruar. Plot me kafene dhe bare gumëzhitëse, restorante të rehatshme me ushqim tradicional dhe mikpritje të ngrohtë, një numër galerish, muzesh dhe hapësira të hapura artistike, Prishtina jua ofron përvojën unike të asaj se si është të jetoni në një vend plotë me rini.
Shiheni udhëzuesin për Kosovën për detaje: www.KosovoGuide.com