X
GO
en-USsq-ALsr-Latn-RS

Histori e shkurtër

HISTORI E SHKURTËR E INDUSTRISË SË VESHMBATHJEVE NË KOSOVË

Industria e veshjeve në Kosovë ka një traditë prej më shumë se 200 viteve. Kohët e fundit, si pjesë e ish-Jugosllavisë, tekstili ka qenë sektori industrial i dytë më i madh në Kosovë. Në kulmin e industrisë në vitet e nëntëdhjeta, secila nga të 15 ndërmarrjet shoqërore të tekstilit i ka pasur më shumë se 1000 punëtorë. Gjithsej shitja ka arritur në afro 35 milionë euro (të llogaritura në valutën e atëhershme). Tekstilet e Kosovës janë shitur në tregun lokal, në Jugosllavi dhe janë eksportuar në Evropën Lindore dhe Perëndimore si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Industria e lëkurës i ka rrënjët në traditën e regjësve të lëkurës dhe saraçëve në qytetin e Pejës dhe të fabrikave të këpucëve të lëkurës.

Pas rënies së Jugosllavisë, janë privatizuar shumë ndërmarrje shoqërore, duke lënë pas mijëra punonjës pa punë dhe teknologji të vjetruar. Kjo industri sot është ngritur me kombinimin e duhur të traditës, kreativitetit dhe përvojës. Shumë kompani private të reja kanë dalë nga familjet me traditë në përpunimin lëkurave, gëzofëve, mbathjeve, thurjes, endjes dhe qepjes; dizajnerë të sofistikuar të rinj, tregtarë dhe investime të huaja
Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 2016, 182 kompani private janë aktive në tregun e veshmbathjeve dhe të lëkurës, duke i punësuar rreth 500 punëtorë. Nëntëdhjetë përqind e tyre janë prodhues të produkteve finale, kryesisht të rrobave.