X
GO
en-USsq-ALsr-Latn-RS

Çfarë prodhohet

 

ÇFARË PRODHOHET NË KOSOVË

Më shumë se gjysma e kompanive në këtë industri prodhojnë veshmbathje, 36% prodhojnë tekstile dhe 10% prodhojnë produkte të lëkurës, kryesisht këpucë.

Kjo industri ka kapacitete të konsiderueshme për të prodhuar farmerka, pantallona, xhaketa, kostume, jakne, pallto, funde dhe fustane; rroba për femra me endje dhe dantella: uniforma për të gjitha llojet e profesioneve dhe këpucë të lëkurës, çizme dhe pjesë të tjera të mbathjeve.

Mallrat kryesore që eksportohen janë lëkura dhe mbathjet e lëkurës si dhe rrobat e tjera të pambukut dhe të fijeve të tjera siç janë farmerkat dhe çorapet.