X
GO
en-USsq-ALsr-Latn-RS

TRADITA TAKOHET ME TRENDIN

 

Industria e veshmbathjeve në Kosovë tani e ka një adresë të vetme në internet - këtë portal

Këtu mund të gjeni të dhëna për gamën e produkteve të tekstilit dhe lëkurës, rregullat dhe rregulloret e eksportit dhe importit, mjedisin afarist në përgjithësi dhe ngjarjet afariste.


Po kërkoni partner afarist apo furnizues të besueshëm në Kosovë? Mos kërkoni më tej! Hulumtoni në bazën tonë të të dhënave për kompanitë dhe dizajnerët për ta gjetur partnerin afarist tuaj të ardhshëm në nënsektorin e veshmbathjeve që ju intereson.

FAKTE TË SHPEJTA PËR MODËN

 

Kompanitë e veshmbathjeve në Kosovë janë mjaft të mira në punën e tyre, qoftë ajo markë e vet apo shërbim PBSh [“prej, bëj, shkurto”] për markat e njohura botërore.

Nëse jeni shitës me pakicë që mendoni të sillni dizajne atraktive të reja nga tregjet e reja dhe në zhvillim, Kosova ka shumë për të ofruar: veshmbathje sportive, rroba të brendshme, farmerka dhe këpucë. Kërkoni në bazën tonë të të dhënave për të kuptuar më shumë.

Nëse po kërkoni prodhim me kosto më efektive, dërgim më të shpejtë të mallrave në destinacionin tuaj dhe cilësi të punës që i plotëson standardet e juaja, nuk jeni të vetmit. Ne tashmë jemi duke prodhuar për Versace, Salvadore, Ferragamo, Gerry Webber, Pioneer, Pioneire, Mustang, Bugatti dhe shumë të tjerë.